Rike Roçi, festoi pak ditë më parë ditëlindjen dhe në festë ishin të ftuar të afërm dhe miq, mes tyre edhe ish-banorë të Big Brother VIP. Në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u transmetuan disa pamje nga festa dhe një intervistë e Rikes.

Megjithatë, ra në sy mungesa e një ish-banoreje të BBV, Roza Latit, me të cilën Rikja ka pasur një miqësi të ngushtë që para se të hynin në BBV, por e ruajtën edhe brenda shtëpisë.

Rikja zbuloi se në festë ka ftuar njerëzit që ka më shumë xhan dhe se me ish-banorët që nuk janë në festë nuk i ruan më kontaktet, duke shtuar dyshimet se miqësia mes saj dhe Rozës është krisur.

Një pjesë nga intervista:

Si të gjeti kjo ditëlindje, beqare apo në një lidhje?

Nuk jam vetëm, kjo mjafton!

Cilësitë që duhet të ketë partneri ideal?

Të ketë shpirtin e bardhë, të jetë gentleman me mua!

Personi i parë që të uroi për ditëlindje?

Mami, zemra ime. Është njeriu më i rëndësishëm për mua. Mami më thotë gjithëmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’. Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë.

Po shohim shumë prej banorëve të “Big Brother VIP3”, por gjithsesi të tjerë mungojnë…

Unë kam ftuar njerëzit që kam qenë më afër, që i kam më xhan

Me kë nga ish-banorët nuk ruan më kontakte?

Ato që nuk janë prezentë këtu.

Kjo nuk është hera e parë që dy vajzat përfliten për prishje të miqësisë. Rikja gjithashtu nuk ishte e pranishme në ditëlindjen e Rozës pak muaj më parë dhe nuk bëri as një urim publik për të, gjëra që ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur. Mirëpo, në “Top Arena”, Rikja i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj. Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.

Po në këtë rast çfarë mund të ketë ndodhur?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: