NGA FATMIR POPJA

Është zhvilluar sot në Shqipëri Kongresi për themelimin e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes. Në këtë Kongres ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Jalood, Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes ,Antonio Conflitti si edhe të gjithë Presidentët e Federatave anëtare.Krijimi i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes në Shqipëri shënon një moment të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Shqipëria ka një traditë të gjatë dhe të suksesshme në sportin e peshëngritjes, me kampionë të njohur që kanë përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

Krijimi i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes në Shqipëri synon të forcojë rolin e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme për zhvillimin e këtij sporti në Ballkan dhe më gjerë. Në këtë kuadër, Shqipëria ka luajtur një rol aktiv në organizimin e kampionateve dhe aktiviteteve të peshëngritjes në rajon, duke organizuar aktivitete të përmasave ndërkombëtare si edhe duke ofruar mbështetje për bashkëpunim sportiv midis vendeve ballkanike.Federata Ballkanike e Peshëngritjes synon të koordinojë garat rajonale, të promovojë zhvillimin e sportit në vendet e Ballkanit dhe të forcojë bashkëpunimin midis federatave kombëtare të peshëngritjes. Shqipëria, me kontributin e saj të rëndësishëm në këtë federatë, ka krijuar një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e rezultateve sportive në rajon.

Zyra e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes do të jetë në Tiranë dhe me votim unanim Presidenti i Federates Ballkanike të Peshëngritjes u zgjodh Elez Gjoza i cili aktualisht mban edhe postin e Presidentit të FSHP .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb