Në podcastin EduVision në News24 është folur për sigurinë kibernetike. Të pranishëm ishin pedagogët e Universitetit Luarasi Gentian Hoxholli dhe Silvana Qose.

Hoxholli tha se një nga fakultetet e Universitetit Luarasi është edhe ai i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

Ai tha se ka qenë një vit akademik shumë i mbarë, pasi ka treguar një trend rritës dhe domethënës përsa i takon Universitetit Luarasi dhe në veçanti për programet në fushën e IT.

“Jemi në ditët e fundit të regjistrimeve në ciklin Bachelor, ku kuotat në Informatikë Ekonomike janë plotësuar tërësisht, ndërsa Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Inovacioni ka disa kuota minimaliste të vlefshme, derisa të mbyllet raundi i 3-të i regjistrimeve”, tha Hoxholli. Në këtë kuadër, ai i bëri një thirrje maturantëve që të paraqiten dhe të përfitojnë në këtë mundësi të fundit, sepse edhe nga ofertat ekonomike për këtë cikël Bachelor.

Hoxholli tha se jemi në ciklin e dytë të regjistrimeve për Master, ku Universiteti Luarasi ofron 3 mundësi: master profesional në Sigurinë Kibernetike dhe të Informacionit, i cili zgjat 1 vit dhe starton përgjatë muajit nëntor, si dhe dy mastera shkencorë, njëri në Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, që zgjat dy vite, pra 120 kredite masteri më i ri që ka marrë liçensimin është ai për Informatikë Ekonomike, edhe ky dy vjet, pra 120 kreditë.

Duke u ndalur te masteri profesional, Hoxholli tha se kemi një program shumë të mirë që ofrojmë në Universitetin Luarasi, është program modern, kurrikul bashkohore, e mirëstudiuar për tregun e punës, kompozimi prek të gjithë diapazonin e sigurisë kibernetike.
Ai tha se këto mastera nxjerrin profilet e tregut të IT.

Lidhur me masterin e Ekonomisë Informatike, pedagogu tha se ai të ekujvalenton në dy diploma: analistët dhe informaticienët në dy këndvështrime.

Ai tha se edhe kurrikula e tij është e ndërtuar në këtë format, pra duke përfituar njohuri të avancuara në fushën ekonomike apo financiare, për të kaluar më pas në njohuritë më të avancuara në fushën e Teknologjisë.

Hoxholli tha se masterin e sigurisë kibernetike mund ta ndjekin edhe ata që kanë bachelor në fushën e drejtësisë, meqënëse hetimi i krimeve kibernetike po merr hov edhe në Shqipëri. Ai tha se në këtë mënyrë marrin njohuritë përsa i takon përputhshmërisë ligjore si dhe nismat që ndodhin në një hetim të tillë. Por sipas pedagogut të Universitetit Luarasi, këtë master, mund ta ndjekin edhe ata që kanë një bachelor në sektorin financiar.

“Ftoj studentët e sapodiplomuar ose ata që janë diplomuar ndër vite në këto profile të shprehin dëshirën të regjistrohen në masterin profesional të sigurisë kibernetike, pasi kjo është më e hapur se masterat shkencorë të dedikuar më shumë për profilet e ekspertit në fushën e IT”, tha Hoxholli.

Podkasti5455
Podkasti5455

Ndërsa pedagogia Silvana Qose, e diplomuar në Hungari, duke folur për sigurinë kibernetike, tha se vjedhja e të dhënave është kryesorja. Ajo tha se kjo bëhet ose për çështjes parash, ose për çështjes informacioni.

“Marrja e të dhënave është më kritikja për momentin. Në këtë rast të gjitha kompanitë duhet të marrin masa”, tha Qose.

Duke shpjeguar hapat që ndërmerren kundrejt një sulmi kibernetik ajo tha se hapi i parë është identifikimi se ku ka ndodhur sulmi, pastaj është bllokimi dhe më pas vijon me identifikimin se nga ka ardhur sulmi, mbledhja e provave për të gjetur autorin, që ndodh në momentin e parë të sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb