Në emisionin “Open” në News24 është debatuar lidhur me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Gazetarja Glidona Daci tha se arrestimi i Metës ka ardhur me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së.

Daci tha se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe në momentin që dikush kundërshton Policinë, ai shoqërohet me forcë. “Pse duhet të ketë trajtim tjetër ndaj Metës dhe tjetër ndaj një qytetari? Si do të reagonte Ilir Meta nëse do t’i shkonin në selinë e partisë”, tha Daci. Ajo tha se ka pasur figura të PS-së që janë arrestuar dhe nuk kanë bërë rezistencë.

Por Agim Nesho tha se mënyra se si u arrestua Meta nuk nderon askënd. “Policia bëri shfaqje, është në shërbim të regjimit”, tha Nesho.
Ai u shpreh se kjo ndodhi me Jamarbër Malltezin, ndodhi edhe tani me Ilir Metën. “Kujt i shërbejnë këto shfaqje?”, tha Nesho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb