Një burrë dhe një grua vdiqën kur një varkë me emigrantë u fundos në ishullin Samos të Greqisë në Detin Egje, njoftoi të hënën agjencia kombëtare greke e lajmeve AMNA.
22 persona të tjerë u shpëtuan ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është në vazhdim.
Numri i saktë i njerëzve në bord në momentin e incidentit, si dhe kombësia e tyre, mbeten të paqarta.
Që nga viti 2015, Greqia është bërë një pikë kyçe hyrëse për flukset e parregullta të emigrantëve dhe refugjatëve në Bashkimin Evropian, me qindra të cilët humbin jetën gjatë udhëtimeve të rrezikshme në det.
(A.A/BalkanWeb)