Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët pothuajse gjatë gjithë ditës.

Vranësirat do të jenë të pakta në pjesën e parë të ditës, në formën e reve të larta transparente kryesisht në jug të vendit. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: