Një vajzë e re palestineze është filmuar duke mbajtur në shpinë motrën e saj të vogël, duke ecur më shumë se dy kilometra në Gaza, para se t’i vinin në ndihmë.
Vogëlushja ishte goditur nga makina, por pas një viti luftë dhe sulmeve izraelite, sistemi shëndetësor në Gaza është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe nuk ka kapacitete për të trajtuar të gjithë personat që kërkojnë ndihmë.
Një gazetar palestinez i doli në ndihmë asaj dhe motrës së vogël të cilat i dërgoi me makinë deri në kampin al Bureij në pjesën qendrore të Gazas.
Sipas përkthimit të Anadolu Agency, gazetari Alaa Hamouda që po filmonte videon, e pyet vajzën se pse po e mban në shpinë motrën e saj.
Ajo i thotë se motra është goditur nga vetura dhe se janë në kërkim të trajtimit mjekësor, duke shtuar se e kishte mbajtur në shpinë për më shumë se një orë.