Një tjetër investim në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, do të mundësojë furnizimin me ujë të 12 mijë banorëve 24 orë pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të këtij investimi, i cili përmirëson kushtet e jetesës për banorët e njësive Cërravë dhe Dradhas, duke mbuluar edhe 11 fshatra të bashkisë Pogradec.

“Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dradhas të Pogradecit, është një investim në shërbim të 12 mijë banorëve të këtyre dy njësive, por edhe të 11 fshatrave të tjerë të Bashkisë Pogradec”, u shpreh Rama.

Për ujësjellësin e ri është ndërtuar në linjë kryesore prej 51.8 km dhe një rrjet shpërndarjeje prej 44.7 km.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb