E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn sapo ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Brendshme.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se VanHorn është takuar me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa fokus i takimit ka qenë arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ditën e djeshme.

Kujtojmë që VanHorn u takua me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb