Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, në një bashkëbisedim me bizneset tha se informaliteti vazhdon që të jetë një plagë e pashëruar e shoqërisë.
Gonxhja theksoi se duhet që të shkojmë drejt formalizimit të tregut. Ai shtoi se problem janë edhe pagesat në dorë, pasi janë para që nuk futen në sistem, për të qenë aty më pas për shërbime.
Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja: Tregu duhet të jetë gjithmonë e më i formalizuar, që të ketë konkurrencë të drejtë. Informaliteti është ende një plagë e pashëruar në shoqërinë tonë dhe lidhet me mendësinë e shoqërisë. Kemi një borxh 100 milionë euro, ku ka subjekte publike e private, që duhet të paguajnë këtë borxh, që ndikon në skemën e pensioneve.
Problematike është edhe pagesa me para në dorë, efektet ndihen direkt në ekonomi. Po ndërtojmë një plan pune, që të kemi ndërhyrje strategjike. Është një bashkëpunim mes punonjësit dhe punëdhënësit, që dëmton skemën totale të ekonomisë sonë. Ka shumë rëndësi që ne të kuptojmë se çfarë rëndësie kanë këto veprime, ne duhet të kemi një angazhim më të madh për një ndërgjegjësim më të madh për këto fenomene.
(Balkanweb)