Në Bashkinë e Cerrikut , Kryebashkiaku Andis Salla mikpriti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes ,Mohammed Jalood, Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes ,Antonio Conflitti të cilët shoqëroheshin nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza i cili këtë të Martë u zgjodh edhe President i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes . Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm edhe Kampionët e Botës në Peshëngritje Briken Calja e Ertjan Kofsha  të cilët kanë bërë historinë bashkë me Ekipin e Peshëngritjes “Shtërmeni” , ekip i cili ka koleksionuar deri tani 93 medalje në aktivitetet ndërkombëtare.

Kryetari i Bashkisë së Cërrikut i falënderoi drejtuesit më të rëndësishëm në rang europian dhe botëror të sportit të peshëngritjes për vizitën zyrtare që zhvilluan në Bashkinë e Cerrikut dhe në Klubin Sportiv të Peshëngritjes “Shtërmeni ” .Ky ekip prej disa dekadash përfaqëson denjësisht këtë Bashki si në garat kombëtare edhe në ato ndërkombëtare ku ka fituar dhjetra medalje si edhe ka fituar disa tituj kampion europe dhe kampion bote. Është kënaqësi dhe vlerësim për të gjithë ne që personalitetet e niveleve më të larta drejtuese të peshëngritjes  vijnë për herë të parë në Shtërmen të bashkisë së Cerrikut , fshati  ndoshta i vetëm në të gjithë Globin që ka nxjerrë kampionë Europe e Bote , por shqiptarët e duan shumë peshëngritjen dhe janë shumë të fortë.

Ndërkohë Presidenti i Federatës Botërore të  Botërore të Peshëngritjes Mohammed Jalood u shpreh i surprizuar për sukseset e arritura nga sportistët e ekipit të “Shtërmenit” të Bashkisë së Cerrikut . Më herët kam njohur sportistë të “Shtërmenit” dhe tani më vjen mirë që po shoh nga afër këtu në Shtërmen sportistët , trajnerin e tyre dhe kushtet ku ata stërviten. Erdha nga Kina dhe kam vizituar pesë qytete mjaft të mëdha. Kina shpenzon shumë për sportet.

Më vjen shumë mirë për paraqitjen dinjitoze dhe sukseset e Shqipërisë dhe ja ku jam tani në një fshat të vogël të Shqipërinë që ka emra të mëdhej të sportit të peshëngritjes dhe kampionë europe e kampion bote. Briken Calja dhe Ertjan Kofsha jam i bindur se do fitojnë tituj të tjerë kampionë në garat ndërkombëtare. Më vjen mirë që Shqipëria ka bërë paraqitje dinjitoze në kampionatet europiane dhe botërore në peshëngritje. Ne do ta kemi në qendër të vënendjes tonë Shqipërinë në të ardhmen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: