Monika Kryemadhi në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione.

Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6 vjeç ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo.

Monika Kryemadhi: Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka bërë dhe Meta një operacion shëndetësor, që e kam paguar unë cash dhe nuk e di Ilir Meta sesa kushtuar. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam qenë dhe unë që kam marrë dhe rrogën e Metës në bankë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb