Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës deklaroi se do të respektojë masën e SPAK, ‘detyrim paraqitje’ edhe pse siç tha nuk pajtohet me akuzat e ngritura. Gjatë konferencës për shtyp nga Kuvendi, Kryemadhi akuzoi SPAK po përdoret për sulm politik ndaj saj dhe presidentit të PL.

Duke komentuar arrestimin e djeshëm të Metës nga agjentët e BKH, Kryemadhi tha se policia e ndaloi atë si kriminel. Sipas saj, një prej efektivëve e ka goditur ish-kreun e shtetit në kokë gjatë përplasjes fizike te automjeti ku ndodhej Meta.

Pyetje: A do ta respektojë Monika Kryemadhi masën detyrim paraqitje?

Monika Kryemadhi: Patjetër. Edhe pse është drejtësia e kastruar e Edi Ramës, do ta respektoj. Edhe Ghandi e respektoi regjimin britanik. Edhe Mandela u fut 23 vjet në burg por kur doli nga burgu u martua me grua të re. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka argument sot qeveria për inceneratorin e Tiranës? Po ndërtimi pa leje i 15 ha me miliona m3 dhe e kalon vlerën 400 mln euro, e përkthyer në pallate me klering ku pastrohen paratë e drogës. Çfarë bën SPAK? Bashkon CEZ-DIA me çështjen e Monika Kryemadhit. Pse nuk e zgjidhi 5 vjet? S’kanë argument, thanë ta fusim brenda Ilir Metën, t’i bëjnë një rrëmbim kriminal. Kur e kërkuan ata Ilir Metën dhe kur iu ka thënë jo? Kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ashtu? Del edhe një motër f*ker atje që e godet në kokë. Harrojnë që Shqipëria është një fshat i vogël dhe e njohim njëri-tjetrin. Policia e Neritan Nallbatit na bën operacion policesk?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb