Napoli po udhëheq me meritë kampionatin italian pas 8 javëve të para, por ajo që mban ende të shqetësuar napoletanët është situata e rinovimit, për “yllin” gjeorgjian Kvicha Kvaratskhelia. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, palët janë ende larg marrëveshjes për të shtyrë bashkëpunimin mes tyre. Shkaku? Rroga e Kvarës. Agjenti I tij Jageli kërkon që në rinvomin e kontratës me Napolin, Kvara të ketë të parashikuar jo më pak se sa 8 milionë euro në sezon, ndërkohë që Napoli nuk kërkon të shpenzojë më shumë se sa 6 milionë euro plus bonuset në sezon.

Gap-I është ende I madh mes kërkesës dhe ofertës, çka mund të shtyjë palët të ndajnë rrugët me njëri tjetrin. Largimi i Kvarës do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Aurelio De Laurentis, me këtë të fundit që gjithsesi i pyetur nga gazetarët tlidhur me këtë çështje u shpreh I qetë, duke theksuar se është e rëndësishme të respektohet jo vetëm dëshira e lojtarit por edhe e klubit. Një mesazh i qartë ky nga presidenti napoletan se mbi klubin dhe politikat e tij, askush prej lojtarëve nuk mund të jetë mbi to, përfshirë edhe Kvaratskhelian.

Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për të mësuar më shumë për fatin e gjeorgjianit, si dhe nëse ai dhe agjenti i tij do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: