Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka mbajtur një deklaratë për mediat, pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Kryemadhi tha se njerëzit e saj janë terrorizuar nëpër aeroporte, duke i detyruar, sipas saj, që të bëjnë deklarime të rreme. Ajo shtoi se beteja e saj politike është me Edi Ramën.

Monika Kryemadhi: Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e ka marrë si kriminel në aeroportin e Rinasit. I kanë hequr rripin, lidhëset. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, analizat e mia, mjeku ka firmosur, kishte numrin e telefonit. Personit të cilit mamaja ime i ka blerë shtëpinë me bankë e kanë marrë në aeroport e kanë kërcënuar të thotë “m’i ka dhënë lekët cash në dorë”…

E kanë mbatjur atje në presion. Atij që i kam blerë unë shtëpinë e kanë futur brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklarata të rreme. Këta thonë punojmë me metoda amerikane që po provokojmë. Atëherë po punojmë edhe ne me metoda amerikane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb