Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, reagon pas takimit të KM Rama me sipërmarrësit dhe presionit publik që ju bë këtyre të fundit.

Sipas Telitit në vend që gishti tu drejtohej sipërmarrësve, fillimisht gishti dhe llogaria i duhet drejtuar dhe kërkuar Veliaj, Ballukut dhe atyre që tenderojnë e menaxhojnë miliarda euro cdo vit.

Më poshtë statusi i Telitit:

  1. KRYEMINISTËR THIRR NJËHERË NË LLOGARI VELIAJ, BALLUKUN DHE ATA QË “TENDEROJNË E MENAXHOJNË” MILIARDA EURO, PASTAJ MERRU ME SIPËRMARRJEN!

❌Po shohim këto ditë KM dhe drejtuesit e mazhorancës qeverisëse të cilët njëherë takojnë pensionistët, e njëherë takojnë sipërmarrësit, duke u drejtuar këtyre të fundit gishtin, duke i fajësuar dhe kërcënuar për gropën e skemës së pensioneve.

✅Qëndrim: Patjetër që cdo fenomen evazioni apo mosdeklarimi i saktë është shkelje ligjore dhe duhet ndëshkuar, por kur “gishti kërcënues i drejtuar” vjen nga dora e atyre që abuzimin e kanë kryefjalë të punës se tyre…është tejet ironike.

🆘Kryeministri do ishte e udhës të mblidhte ministrat, kryebashkiakët, deputetët, zv.ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e rëndësishëm qëndror dhe rajonale, e tu drejtonte atyre gishtin, duke u thënë: mjaft abuzuat, mjaft vodhët, stop lukseve.

✅Do mjaftonte kaq që të kurseheshin / shpëtonin qindra milionë euro cdo vit, që gropa e skemës së pensioneve të mbushej, do mjaftonte kaq që pensionet të rriteshin mjaftueshëm për të nxjerrë nga varfëria me qindra mijëra pensionistë.

🔴Fajin nuk ta kanë sipërmarrësit z. Kryeministër, por taksat e larta që mbysin biznesin dhe abuzimet me miliarda euro të ekzekutivit me fondet e buxhetit.

🔴Kërcënimet ndaj biznesit nuk pin më ujë.

🔷Z. Kryeministër mblidh kabinetin qeveritar dhe mirato minimumin jetik. Cdo gjë tjetër është thjesht propagandë!

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb