Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme me urdhër të SPAK.

Kërkesës së News24 për një koment zyra e BE në Tiranë i është përgjigjur se “nuk komenton çështjet që janë në hetim”.

Kreu i PL-së, ish-Presidenti dhe ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta u arrestua dje teksa kthehej nga Kosova me urdhër të SPAK, teksa ndaj tij rëndojnë tre akuza korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

SPAK vendosi detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi si dhe Pirro Xhixhon arrest shtëpie dhe Ema Çokun detyrim paraqitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb