Trajneri i PSG, Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e Champions League kundër PSV Eindhoven, të planifikuar për këtë të martë në orën 21:00.

Rikthehet Randal Kolo Muani, i cili mungoi në ndeshjen e kampionatit të së shtunës për shkak të problemeve fizike. Sulmuesi është rikuperuar plotësisht dhe mund të luajë nga minuta e parë. Ndërkohë, nuk janë pjesë e grumbullimit Presnel Kimpembe, Lucas Hernandez dhe Gonçalo Ramos.

Porta: Safonov, Arnau Tenas, Donnarumma.

Mbrojtja: Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Skriniar, Pacho, Zague, Nuno Mendes

Mesfusha: Ruiz, Lee Kang-In, Mayulu, Zaire-Emery, Joao Neves, Vitinha.

Sulmi:  Dembélé, Kolo Muani, Barcola, Asensio, Doué.
(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb