Genc Gjokutaj zhvilloi pasditen e djeshme takimin e parë me Ilir Metën në qelinë e Bllokut të Sigurisë. Sot avokati ka mbërritur sërish atje dhe në dorë mbante një qese. Në një komunikim me gazetarët, Gjokutaj tha se Ilir Meta mbahet në izolim pa asnjë provë, ndërsa u shpreh se arrestimi është politik.

Ai tregoi edhe porosinë e Presidentit të Partisë së Lirisë.

“Ky është një takim rutinë me zotin Meta. Ju bëj me dije që pas leximit të vendimit nuk flitet për asnjë provë. Qëllimi i izolimit të tij është politik.

Meta është pjesë e opozitës që sot është në një sulm të padrejtë, jo juridik, politik, por përmes instrumenteve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Zero prova. Shkaku i izolimit të Ilir Metës është cështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie.

Zoti Meta për mediat ka një porosi, ju inkurajon të pasqyroni me transparencë këtë proces edhe tej atyre që SPAK thotë. Qëllimi për të cilin Meta është i izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë kundra dhe s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën”.  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb