Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, në një deklaratë për mediat, tha se qeveria mohoi përgjegjësinë, por se mbetjet po kthehen në Portin e Durrësit.

“Rrjeti i Bazelit, organizata më e specializuar për mbetjet e rrezikshme e toksike dha alarmin e para se këto ngarkesa ishin të dyshimta, dhe se trafiku i tyre ishte i paligjshëm. Pas kesaj, vendi ku do të mberrinin, Tajlanda, refuzoi të mbante ngarkesat nga Shqiperia dhe anijet u kthyen mbrapsht.

Të gjithë dyshojnē se qeveria nuk do të bëjë transparence, nuk do ta bëjë testimin sipas standardeve, dhe do të bëjë gjithçka për ta manipuluar rastin, për ta fshehur realitetin. Ndaj dhe Rrjeti i Bazelit, insiston sërish që ky proces të mos i lihet në dorë qeverisë, por të behet në praninë e tyre, të ekspertëve, të shoqërisë civile dhe në sytë e publikut”, tha Muçollari.

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI

Sipas Rrjetiit të Bazelit, këtë të diele, me 27 tetor, do të rikthehen në Portin e Durrësit, 102 kontejneret me mbetje të dyshimta, të ngarkuara aty me 4 korrik.

Rrjeti i Bazelit, organizata më e specializuar për mbetjet e rrezikshme e toksike dha alarmin e para se këto ngarkesa ishin të dyshimta, dhe se trafiku i tyre ishte i paligjshëm.

Pas kesaj, vendi ku do të mberrinin, Tajlanda, refuzoi të mbante ngarkesat nga Shqiperia dhe anijet u kthyen mbrapsht.

Në keto 3 muaj, qeveria, ministrat përgjegjës dhe Kryeministri kanë mohuar çdo përgjegjësi, kanë fajesuar operatorin privat që ata vetë e kanë licensuar, kanë fajesuar Opozitën, dhe kanë thënë se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

E vërteta po vjen bashkë me anijet.

Por, këtu nis një problem tjetër edhe më i madh.

Të gjithë dyshojnē se qeveria nuk do të bëjë transparence, nuk do ta bëjë testimin sipas standardeve, dhe do të bëjë gjithçka për ta manipuluar rastin, për ta fshehur realitetin.

Ndaj dhe Rrjeti i Bazelit, insiston sêrish që ky proces të mos i lihet në dorë qeverisë, por të behet në praninë e tyre, të ekspertëve, të shoqërisë civile dhe në sytë e publikut.

Partia Demokratike prej ditës së parë këtë ka kerkuar.

Që të ketë transparencë, llogaridhenie e të mbahet përgjegjësi. Ne e dimë mirë se Edi Rama ka luajtur e do të luaje çdo gur që ka në dorë që të mos dalë i perfshirë në trafik ilegal të lendeve të rrezikshme apo toksike.

Ne do të deshironim shumë që kjo tē mos ishte e vertetë. Do të donim që në ato anije të mos kishte mbetje qē rrezikojnë jetën, shendetin dhe mjedisin tonë.

Por të dhenat e deritanishme dhe menyra se si janë sjellë ministrat përgjegjës e Kryeministri, të bëjnë tē mendosh se ky krim ka ndodhur.

Zbardhja e kesaj ngjarje është e një rendesie themelore.

Partia Demokratike u ben thirrje organizatave, Rrjetit të Bazelit dhe qytetarëve të jenë të pranishëm. Procedura të kryhet me 3 kontejnere të vulosur, të pahapur, dhe nê 3 laboratore të ndryshme. Të mesojmë të verteten e mbetjeve të rrezikshme. Të mos e lejojme Edi Ramen ta fshehë këtë aferë, dhe të mos luajë me jeten e shendetin e njerëzve thjesht për të mbrojtur karrigen e pushtetin e tij.

Të jemi të gjithë aty e të mos lejojmë qeverinë të bëjë trafik tē së vërtetës mbi trafikun e mbetjeve të rrezikshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb