Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka komentuar arrestimin e ish- presidentit Ilir Meta.

Ai u shpreh se arrestimi i kreut të PL kishte elementë politikë, ndërsa shtoi se duhet një procedurë e veçantë arrestimi për ndalimin e personaliteteve të larta pavarësisht akuzave

“Nuk mund të mos ndjehem i keqardhur dhe fyer nga mënyra se si u arrestua.
Do të thoja se mënyra represive e një trajtimi të tillë ka një element politik sepse pjesa e komandimit, ka një varësi direkt institucionale nga kryeministri.
Mund të jepet një lloj këshillimi, duhet të ketë një plotësim të standardeve për ndalimin e personaliteteve të larta pavarësisht akuzave. Kujt i shërben show?
Show me mesazhin që të intimidohet elektorati ”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb