Situatë shokuese për Vinicius Tobias. Mbrojtësi brazilian i Shakhtar Donjetsk, i cili ka qenë për një periudhë të shkurtër kohe edhe pjesë e Real Madrid, ka zbuluar së fundmi se vajza e tij, emrin e së cilës e ka bërë edhe tatoo, nuk është i tij. Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi ish partnerja e brazilianit Inglid Lima, e cila ka publikuar lajmin, se bazuar në testin e ADN-së vajza e saj Maité, nuk rezulton të ketë baba Vinicius, por dikë tjetër, për shkak se çifti kishte qenë i ndarë prej disa kohësh dhe të dy kishin vijuar të krijonin marrëdhënie të reja.
Inglid numëron më shumë se 100.000 followers në faqen e saj në Instagram, ajo ka përfunduar studimet në drejtësi dhe aktualisht është Influencer.Ajo ka qenë e martuar më herët edhe me sulmuesin brazilian Walter Henrique.