Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Mërtiri theksoi se i vjen mirë që politikanë të nivelit të lartë po japin llogari për çfarë kanë bërë. Ai shtoi se megjithatë duhet të presim procesin gjyqësor për Ilir Metën.
Ergys Mërtiri: Ilir Meta të japë llogari për gjëra që ka bërë, nëse i ka bërë, pasi si çdo qytetar, paraprakisht preuzomohet i pafajshëm. Për herë të parë, politikanë të këtyre niveleve shkojnë para drejtësisë.
Deri tani ne e dimë se në këtë vend është vjedhur. Për mua është mirë që njerëz të këtij niveli shkojnë përpara gjykatës. Është tjetër gjë nëse Meta do të shpallet i fajshëm apo jo, duhet provuar fajësia me prova gjithmonë.
(Balkanweb)