Ndeshja e 22 dhjetorit në La Liga mes FC Barcelona dhe Atletico Madrid mund të mbahet në Miami. Federata e Futbollit në Spanjë ka dhënë dritën jeshile për  zhvillimin e kësaj ndeshje-je në Shtetet e Bashkuar, e para e elitës spanjolle e parashikuar të mbahet jashtë shtetit.

Me stadiumin “Hard Rock” që duket si opsioni më i mundshëm ku mund të luhet ky takim, si FC Barcelona ashtu edhe Atletico Madrid kanë punuar me Federatën për ta zhvendosur ndeshjen në SHBA.

Nëse finalizohet, do të kishim të bënim me një  një sukses afatgjatë për presidentin e La Ligës, Javier Tebas, i cili ka qenë një mbështetës i madh i organizimit të disa ndeshjeve të ligës jashtë vendit.

Sipas “El Pais”, vendimi përfundimtar do vijë nga FIFA dhe do të bëhet publik shumë shpejt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb