Një 27-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e komisariati numër 4 në kryeqytet.

Sipas një komunikate nga policia, U. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, rezulton se pasi ka marrë një taksi pas udhëtimit, nuk i ka bërë pagesën drejtuesit të taksisë.

Ndërkohë që dyshohet se pasi nuk ka kryer pagesën ka kanosur për jetën drejtuesin e taksisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin U. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka marrë një taksi dhe pas udhëtimit, nuk i ka bërë pagesën drejtuesit të taksisë dhe e ka kanosur atë për jetën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: