Arjan Hoxha, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit, tha se punonjësit e policisë që u angazhuan dje në arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta kanë gabuar rëndë.
Në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se në mënyrë të tillë mund të ndërhyhet vetëm në rastet e arresteve në flagrancë ose kur janë përballë akteve terroriste.
“Nuk kishin pse të fshiheshin pas kapuçëve dhe maskave. Pse duhet një oficer policie që zbaton një vendim gjykate të fshihet? Përdorimi i forcës ishte i panevojshëm, nuk u tërhoq zvarrë Ilir Meta, por ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit.
Oficeri i policisë ka detyrim ligjor që të përsërisë thirrjen. Nuk mund të ndodhte në këtë mënyrë arrestimi, personalisht kam zbatuar me qindra vendime gjykatash, por asnjëherë në këtë formë”, tha Hoxha.