Partizani ka ende probleme të caktuara, që nuk e lejojnë të krijojnë diferencë me rivalët.
Një nga më evidentët është brishtësia dhe lehtësia me të cilën të kuqtë e marrin mbrojtjen e rezultatit. Kundër Elbasanit ata shënuan të parët që në të 23- ën, por pas vetëm 12 minutash verdheblutë barazuan sërish. Kjo nuk ka qenë hera e parë që një ndeshje është përfshirë nga një skenar i tillë.
E njëjta gjë ka ndodhur me Skënderbeun, ku të kuqtë gjithsesi kanë fituar, me Dinamon në një barazim 2-2 dhe me Laçin po me një barazim 1- 1. Në tre nga nëntë ndeshje në total Partizani ka arritur të shënojë dhe të mbajë zero shifrën e rrjetave të pësuara.