Gazetari Ardit Rada dhe Petraq Milo, sekretar për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë, u përfshinë në një debat lidhur me mënyrën se si u arrestua Ilir Meta.
Para arrestimit, Meta po kthehej nga një vizitë në Kosovë, ku sipas mediave është takuar me Menduh Thaçin.
Mediat në Kosovë raportojnë se ky takim i Metës me Thaçin ndoshta ka lidhje me një lobim që partia e Menduh Thaçit në Maqedoninë e Veriut të përfshihej në koalicion me VMRO-në, partinë që fitoi zgjedhjet.
Ndërkohë në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari Rada ngriti pyetjen: a shkoi Meta dhe takoi Thaçin që ta strehonte?
“Ka qenë disa herë. i ftuar nga miqtë e tij. Ka qenë në Suharekë. Ai ka bërë disa herë vizita muajt e fundit në Kosovë. Është spekulim”, tha Milo në reagimin e tij.
Pjesë nga debati
Ola Bruko: Pse ishte Meta në Kosovë?
Ardit Rada: A shkoi në Kosovë dhe takoi Menduh Thaçin që ta strehonte…??? Ilir Meta ka thënë se ka idhull Gruevskin, që po e kërkojnë prej 12 vitesh dhe nuk e gjejnë dot ku është. Meta shkoi në Roskovec dhe thonte merrni armët, atëherë si mund të arrestohej ky person? Policia i beson të gjitha.
Petraq Milo: Ka qenë disa herë. i ftuar nga miqtë e tij. Ka qenë në Suharekë. Ai ka bërë disa herë vizita muajt e fundit në Kosovë. Është spekulim. Nëse është siç mendon zotëria më vjen jashtëzakonisht keq. Unë po flas për dinjitetin e një njeriu të cilit të gjitha partitë ia paskan patur nevojën. Meta ka patur funksione deri në 2011, 2 vjet nuk e ndaloi kush, ishte 2013-a, pastaj në 2014. Spekulime të kësaj natyre, i korruptuar apo jo t’ia lëmë drejtësisë, prezumohet i pafajshëm. Ka protokolle për ndalimin e personaliteteve, jo në mënyrë banale. Drejtësia në rastin e Berishës nuk ka asnjë provë, ça do bëjë qytetari? Do ta paragjykojë të gjithë procesin.