Poetë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në Lezhë për edicionin e 13 të Ora e Muzës, një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” në këtë qytet.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se ky është një format që synon të bëjë bashkë poetët dhe leximin e poezisë, por edhe të stimulojë poetët e rinj. Hekuran Koka, Kryetar i Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” në Lezhë tha se krahas poezisë, në këtë edicion i është dhënë rëndësi edhe prozës, e cila është sjellë në një libër që është botuar nga vetë klubi dhe që përmbledh 45 proza nga autorë të ndryshëm.

Poetja Alketa Gashi Fazlliu, shkrimtari Primo Shllaku apo fituesi i çmimit “Gjergj Fishta” të këtij edicioni në poezi, Alfons Zeneli, thanë se poezia është një art i vështirë, që përmes aktiviteteve të tilla e sjell në vëmendje, por që shndërrohen në oazë me rëndësi kulture.

Edicioni i 13 i Orës së Muzës u mbajt në Shëngjin, në një oaz turistik që jo vetëm dëgjoi poezi të bukura, por ndërthuri edhe peizazhin e kësaj zone të bukur që krijonte melodi përmes valëve të detit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: