Futbollisti i Barcelonës, Raphinha tha para ndeshjes së Champions ndaj Bayern se skuadra nuk do luajë për hakmarrje.

“Nuk mendojmë për vitet e shumta që kanë kaluar që nga hera e fundit kur Barcelona ka mundur Bajernin. Na vjen që klubi nuk ka marrë fitore prej kaq shumë vitesh, por tani mendojmë për të ardhmen dhe mendoj se jemi përforcuar mjaftueshëm për ta mundur Bajernin”, tha sulmuesi. Takimi do të luhet të mërkurën dhe do të mbahet në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona).

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb