Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në Samitin e kryebashkiakëve europianë në Strasburg. Qyteti francez është “shtëpia” e Parlamentit Europian dhe Veliaj e ka shfrytëzuar këtë vizitë për të zhvilluar edhe disa takime me eurodeputetë atje.
Ai shkruan në profilin e tij në Instagram se është takuar në Strasburg me Dario Nardellën, ish-kryebashkiakun e Firences, sot eurodeputet. Siç shprehet kryebashkiaku, Nardella i ka shprehur mbështetjen se “do të jetë një zë pro Shqipërisë në Parlametin Europian”.
View this post on Instagram
Veliaj thotë se të njëjtën mbështetje e ka siguruar edhe nga eurodeputetët Raphael Glucksmann dhe Antonio Decaro. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thumbuar edhe opozitën e cila nesër ka paralajmëruar protestë para selisë së PE në Strasburg.
“Një vizitë e shkurtër në Strasburg, për t’u bërë pjesë e Samitit të Kryebashkiakëve Europianë, ku u takova me shumë miq të mirë të Tiranës dhe Shqipërisë, që duan antarësimin e menjëhershëm të vendit tonë në BE, teksa një pakicë e sulmon Shqipërinë nga Tirana në Strasburg“, shkruan Veliaj.
(BalkanWeb)