FBI-ja ka bërë të ditur të martën se po heton rrjedhjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara mbi përgatitjen e Izraelit për një sulm të mundshëm hakmarrës ndaj Iranit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar të hënën se administrata e Bidenit nuk është ende e sigurt nëse informacioni i klasifikuar është zbuluar apo hakuar.

Associated Press raportoi të shtunën se zyrtarët amerikanë po hetonin rrjedhjen.

FBI-ja konfirmoi hetimin për herë të parë të martën dhe tha në një deklaratë se “po punon ngushtë me partnerët në Departamentin e Mbrojtjes dhe Komunitetin e Inteligjencës”.

Dokumentet që kanë rrjedhur janë të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Gjeohapësinore dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, dhe theksojnë se Izraeli ka vënë në lëvizje asetet ushtarake në vend për të kryer një sulm ushtarak, në përgjigje të sulmit të ashpër me raketa balistike të Iranit më 1 tetor.

Të shënuara si tepër sekrete, dokumentet u shfaqën për herë të parë në internet të premten në aplikacionin e mesazheve Telegram, dhe u përhapën shpejt në kanalet e Telegramit të njohura nga iranianët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: