Është e qartë që ndaj Bylisit, Teuta do të duhet të luftojë në çdo centimetër të fushës. Kryesoja është që të gjithë lojtarët po qëndrojnë me “kokën lartë” dhe po vijojnë punën për të vazhduar këtë ecuri të tri javëve të fundit.

Kampionati është ende i gjatë dhe pikët janë aty, kështu që tani blutë janë fokusuar te ndeshja e së premtes ndaj Bylisit ku së bashku do të luftojnë, që të marrim tri pikët. Për ta, ky është momenti për vazhdimësinë në kampionat dhe për të treguar forcën e tyre. Është po kjo Teutë që ka arritur të fitojë në përballjet ndaj tyre dhe tashmë është momenti që të gjithë së bashku të premten të futen në fushën e lojës me grintë dhe karakter, pasi të gjithë janë besimplotë që do t’ia dalin me sukses. Skuadra vjen në një moment shumë të mirë, ndërkohë që ndaj Egnatias, skuadra shfaqi sërish dominimin e saj.

PËRGATIJET –Teuta ka vijuar me procesin përgatitor në prag të sfidës me Bylisin që do të luajnë ditën e premte në “Adush Muçaj”. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar edhe java anti-Bylis. Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie jo të mirë. Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit janë të bindur se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht, ndërsa në takimin e së premtes ekipi do të jetë i plotë, duke dhënë mundësinë Martinit të përzgjedhë formacionin më të mirë. Në Durrës nuk mund të tolerojnë një hap fals, kështu që tri pikët janë objektivi i vetëm.

Fillimi i këtij sezoni për Teutën ka qenë bindës, ndaj forma më e mirë për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtin Bylisin. Martini e njeh mirë kundërshtarin, por e ka të qartë se këtë herë ata vijnë në një situatë tjetër. Kjo gjë nuk i pengon aspak “djemtë e detit” që të tentojnë fitoren dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen. E megjithatë, para se të niste stërvitja për llogari të javës së 10-të, fillimisht trajneri Martini dhe stafi i tij kanë shpjeguar edhe programin e ditës. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrimeve aerobike. Lojtarët punuan me top dhe me anën taktike.

Skuadra ka treguar veten më së shumti në lojë, teksa Martini e ka ndarë grupin në dy pjesë. Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari dhe po mundohen t’ia mbushin mendjen trajnerit që ata janë të duhurit për 11-shen e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb