Është rritur në 42.718 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 382 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “7 masakrat” që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 115 palestinezë ndërsa 487 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42.718 ndërsa i të plagosurve në 100.282.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: