Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur sot kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob në zyrën Ovale ku raportohet se falënderoi për rolin e vendit të tij në shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë e SHBA.

Joe Biden tha se dikur kishte punuar për pranimin e Sllovenisë në aleancën e NATO-s.

“20 vjet më parë kur isha Senator, jam përpjekur shumë për pranimin e vendit tuaj në NATO, sepse e dija që atëherë këtë që di dhe sot. Jemi më të fortë kur jemi së bashku. Ne mbështesim popullin e Ukrainës për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë dhe duam të mbështesim demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Në verë ne siguruam lirimin e 16 njerëzve, duke përfshirë dhe katër amerikanë që mbaheshin padrejtësisht në Rusi. Dua t’ju falënderoj për këtë arritje diplomatike, ju dhe vendin tuaj”.

Kryeministri Golob vlerësonte fjalët e Biden duke u zotuar për bashkëpunim të mëtejshëm me SHBA.

“Zoti President, me ndihmën e miqve të vërtetë asgjë nuk është e pamundur, dhe e treguam këtë me këmbimin e të burgosurve. Le të vijojmë me miqësinë e sinqertë dhe besimin e ndërsjelljtë”, tha Golob.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: