Labinot Mali i Elbasanit është një ndër zonat kryesore të Shqipërisë për prodhimin e gështenjave, duke eksportuar qindra tonelata në vendet e Bashkimit Europian. Kjo zonë përfshin fshatrat Labinot Mal, Guri i Zi, Sericë, Lamollë dhe të tjera, të cilat kanë mbi 95,000 drurë frutorë të gështenjës që mbulojnë një sipërfaqe prej 300 hektarësh.

Megjithëse procesi i mbledhjes së gështenjave është i vështirë banorët arrijnë të shesin prodhimin në kohë rekord për shkak të kërkesës së lartë.

Me një prodhim mesatar prej 400-500 tonë në vit, gështenjat e Labinot Malit eksportohen kryesisht drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë lokale.

Shqipëria renditet e 9-ta në botë për eksportin e gështenjave, duke zënë 1% të tregut ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: