Me një pamje të thjeshtë, e shumë pak grim, Monika Kryemadhi doli para mediave, një ditë pasi u njoftua zyrtarisht për akuzat e ngritura ndaj saj dhe arrestimit të Ilir Metës.
Kryemadhi akuzoi SPAK për një dosje të mbushur me të pavërteta dhe se me deklaratën e dhënë ka cenuar sekretin hetimor.
“Kanë kërcënuar dëshmitarët, kjo është drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Por kujdes se “karma is e bitch”, tha Kryemadhi.
Edhe pse pohoi se prej 7 muajsh nuk ka komunikim me ish-bashkëshortin, gjatë gjithë konferencës Kryemadhi i doli në mbrojtje Metës. Ajo u përmallua kur dha detaje mbi ndërhyrjet kirurgjikale për një prej fëmijëve, veten dhe Ilir Metën.
“SPAK gënjen se kemi harxhuar 106 mijë euro për operacionet. Gjithçka e kam paguar unë, ai nuk di as sa kushton një shishe ujë”, vazhdoi Kryemadhi.
Teksa fliste për operacionet, një pyetje Kryemadhi ia drejtoi SPAK: Të më fali shumë Matilda, Gregori dhe Edi Rama, por e ka deklaruar Edi Rama sa ka kushtuar operacioni i djalit me kancer. A do kërkojë SPAK faturën?
Gjithçka që ndodhi sipas Monika Kryemadhit është pasojë e denoncimeve që ka bërë për inceneratorin e Tiranës.
Kur u pyet nëse do ta vizitojnë ish-bashkëshortin në qeli, Kryemadhi u përgjigj: Edhe nëse do doja unë, nuk do te dojë ai.
Fundin e konferencës Kryemadhi ia dedikoi përsëri ish-bashkëshortit. “E dua Ilir Metën, por veten e vras vetëm për fëmijët”.