Francesco Camarda hyn në histori. Futbollisti i Milanit u aktivizua në Champions në minutën e 75-të të ndeshjes ndaj Brugge, duke u shndërruar në lojtarin më të ri italian që ka debutuar në këtë kompeticion në moshën 16 vjeç e 226 ditë.
Kështu, thyhet rekordi i Moise Kean, që debutoi me fanellën e Juventusit në moshën 16 vjeç e 267 ditë.
Sa i takon ndeshjes së “San Siro”, Milan fitoi me shifrat 3-1.
(J.S/BalkanWeb)