Gazetari i News24, Igli Çelmeta, në emisionin “Open” duke komentuar momentin e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, tha se policët kanë qenë të pajisur me kamera, por nuk lejohet publikimi i tyre.

Gazetari sqaroi se këto pamje mund të vihen në dispozicion vetëm nëse personi i ndaluar ka pretendime lidhur me momentin e arrestimit.

Ai tha se ka pasur komunikime disa herë mes punonjësve të Operacionales dhe ish-Presidentit Meta, por ai nuk ka pranuar të zbresë nga makina.

“I është komunikuar z.Meta dokumenti që GJKKO kishte caktuar masën “arrest me burg”. Në kushtet kur Meta ka kundërshtuar, punonjësit e policisë e kanë zbatuar vendimin forcërisht”, tha Çelmeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: