Bukuroshja e njohur, Sara Hoxha, duket se ka konfirmuar ndarjen nga reperi Ledri Vula.

Edhe pse marrëdhënia e tyre këtë kohë ka qenë shumë e komentuar, ajo i ka dhënë fund të gjitha këtyre aludimeve.

Në një intervistë në Top Albania Radio, influencuesja u ngacmua nga prezantuesi.

“Sa mirë që të ka bërë ndarja, ishe bërë yll i vërtetë”, iu drejtua moderatori.

Hoxha nuk mungoi me një përgjigje epike të menjëhershme: “Po pra po, kështu po më thonë”.

Ajo dhe artisti shqiptar vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu Vula.

Sara po zhvendoset në Tiranë për të jetuar bashkë me të bijën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb