Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Peshkopi-Maqellarë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është plagosur një 47-vjeçar.

“Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. S. 47 vjeç,  është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.M., 65 vjeç.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: