Të gjithë prisnin goleadë në Londër, teksa në Emirates Arsenal priste modestët e Shakhtar Donjetsk, por në në fakt “topçinjtë” u mjaftuan vetëm me 1 gol për të marrë 3 pikëshin, ose për të qenë më të saktë me një autogol të portierit Riznyk, i cili ishte i pafat kur në  minutën e 29, topi pas shtyllës i’u përplas në trup. Të besuarit e Artetës patën kontrollin e lojës, teksa për t’ veçuar ishte edhe penalltia e humbur në pjesën e dytë nga Trossard. Ndërkohë shqetësues ishte edhe dalja nga loja për shkak dëmtimi e mbrojtësit italian Calafiori.

Nuk i’a del të fitojë as PSG, me kampionët francezë që nuk shkuam më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj PSV. Golin e miqve  me anë të Lang në pjesën e parë, arritën ta barazpeshonin në pjesën e dytë në minutë e 55 ekipi francez, me anë të Hakimit. Një performancë zhgënjyese e parizienëve, që duket se largimit të Mbappe, kanë humbur kontaktin me golin, duke mos patur një bomber të mirëfilltë në majën e sulmit. Këtë gjë e ka prekur ditën e sotme edhe e përditshmja franceze “L’equipe”, e cila thekson:Numri 9 fals një falimentim”.

Lequipe
 

Ndërkohë në mënyrë surprizuese, skuadra e vetme me pikë të plota aktualisht është Aston Villa e Unai Emery. Anglezët po tregohen perfekt këtë fillim sezoni në Champions, teksa kësaj radhe mposhtën italianët e Bolognës me rezultatin e pastër 2-0. Sfida u vendos gjatë fraksionit të dytë, kur ishin McGinn dhe Duran që brenda 9 minutsh fiksuan shifrat 2-0, për 3 pikët e radhës për skuadrën e Unai Emery.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: