Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën.
Ursula von der Leyen e viziton Shqipërinë tetë ditë pasi BE ka hapur negociatat me vendin tonë. Gazetari Ergys Gjencaj raporton për News 24 se von der Leyen pritet të ketë një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në orën 16:00.
Ergys Gjencaj: Në orën 15:00 në Këshillin e Ministrave në Kryeministri do mbërrijë presidentja e KE. Pritet të ketë një takim mes Ursula von Der Leyen dhe kryeministrit Edi Rama. Ky takim zhvillohet pas hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë.
Në mëngjesin e ditës së nesërme, presidentja e Komisionit Europian do të takojë presidentin Bajram Begaj. Pritet që në orën 16:00 kryeministri Rama dhe presidentja e KE të mbajnë një deklaratë të përbashkët.
(Balkanweb)