Deputetët demokratë janë sot para Parlamentit Europian në Strasburg.

Deputetët u shprehën për gazetarin Osman Stafa, se ndodhen atje për t’u bërë me dije eurodeputëve atë po ndodh në vendin tonë me drejtësinë me regji, që sipas tyre ka funksionuar në rastin e masës së sigurisë “Arrest me burg”” për kreun e PD Sali Berisha dhe burgosjen e Ervin Salianjit.

Deklaratat e demokratëve:

Linda Metaliaj: Ne jemi vend që presim integrimin drejt BE, jemi pranë zgjedhjeve. Një nga pikat kyçe është qeveria teknike. Jemi këtu për të sensibilizuar eurodeputetët për agravimin e situatës në vend. Jemi nën regjim dhe diktaturë. Jemi këtu për t’u paraqitur eurodeputetëve atë që po nd0dh me opozitën, Berisha në Arrest shtëpie, Salianji ne burg.

Saimir Korreshi: Zëri ynë duhej të sillej deri këtu. Ka një lloj kureshtjeje dhe sensibilizim nga eurodeputetët. Momenti më i mirë për të përcjellë grisjen e Kushtetutës dhe shkrirjen e pushtetit në një dorë të vetme.

Bledian Nallbati: Stop manipulimit të drejtësisë! Protestat e opozitës në Shqipëro është shprehje e revoltës së popullit, ndërsa kjo e sotmja është fushatë sensibilizimi për t’u bërë me dije eurodeputetëve se Shqipëria nuk është më një vend demokratik ku drejtësia përdoret me regji për të goditur opozitën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb