Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë në hapjen e samitit të BRICS në Kazan se “po ndodh formimi i një bote shumëpolare”.

“Procesi i formimit të një bote shumëpolare është duke u zhvilluar, një proces dinamik dhe i pakthyeshëm”, ka thënë Putin në fillim të samitit, në të cilin Kremlini kërkon të kundërpeshojë “hegjemoninë perëndimore”.

Presidenti rus shtoi se rreth 20 liderë të mbledhur në Kazan do të diskutojnë “çështjet më urgjente”, duke përfshirë “zgjidhjen e konflikteve rajonale”.

BRICS, i cili fillimisht përbëhej nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, është zgjeruar duke përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Turqia, Azerbajxhani dhe Malajzia kanë aplikuar për anëtarësim dhe disa vende të tjera kanë shprehur interes për t’u bashkuar.

Putin ka takime të shumta dypalëshe në margjinat e samitit. Për nesër është planifikuar një takim edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili mbërriti sot në Rusi për vizitën e parë pas më shumë se dy vjetësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: