Simone Inzaghi, trajneri i Interit nuk i beson formës jo të mire që po kalojnë zviceranët e Young Boys, teksa u bën apel të tijëve të tregohen të kujdesshëm:

“Do të ketë vështirësi për t’u përballur ndaj një skuadre si Young Boys, ndaj një ekipi të fortë, në një fushë të vështirë, me bar sintetik. Young Boys nuk është më ajo skuadra e nisjes së sezonit, për momentin janë duke bërë mire në kampionat. Do të vuajmë mungesat në mesin e fushës, ndaj do të bëjmë disa zgjedhje të detyruara në këtë repart”, theksoi trajneri i zikaltërve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: