VIDEOLAJM/ Meta pas kafazit të xhamit, Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit, dalin pamjet nga seanca në GJKKO
23 Tetor, 2024 13:47
Madhësia e tekstit:
Dalin pamjet e para nga seanca që po zhvillohet në GJKKO ndaj Ilir Metës e cila ka rinisur në orën 13.30 pasi u ndërpre me kërkesë të avokatëve mbrojtës. Në pamjet që sjell BalkanWeb duket presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas kafazit të xhamit. Meta ndodhet i shoqëruar nga dy policë.
Gjithashtu, në pamje duket edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës, duke hyrë në sallën e gjyqit. Kryemadhi shihet në shoqërinë e një efektivi.
Seanca e sotme ishte paraparë të mbahet në orën 09:30 minuta.
Mirëpo, u shty në orën 13:00 minuta, pasi avokatët kërkuan të njihen me provat, pas përplasjes verbale që Meta kishte me prokurorët e çështjes. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale.
SPAK arrestoi Ilir Metën nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Struktura e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, “detyrim paraqitje” për Ema Çokun e “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb