Gazetari Osman Stafa, raporton se një nga temat e trajtuara mes deputetëve të PD në Strasburg dhe disa eurodeputetëve, ishte edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Stafa shprehet se sipas burimeve nga PD, marrëveshja është kundërshtuar nga disa prej eurodeputetëve të cilët janë shprehur se ajo shkel të drejtat e njeriut.

Demokratët ishin sot në Strasburg për t’u bërë me dije eurodeputetëve situatën enë të cilën ndodhet vendi ynë dhe sulmet e vazhdueshme që po i bëhen opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb