Deputetja e Partisë së Lirisë Kejdi Mehmetaj, e ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, u shpreh se Ilir Meta, i arrestuar dy ditë më parë, nuk ka frikë dhe kjo nuk është hera e parë që ai përballet me një proces gjyqësor.

Sipas saj, drejtësia vepron me dy standarde, pasi pa zhurmë arreston të dielën Jurgis Çyrbjan dhe të hënën bën show me arrestimin e Metës.

“Nuk dua ta shoh si një figurë të dobët që ka nevojën për ndihmë dhe ne nuk po ja japim dot. Ai është një burrë shteti dhe politikan që ka mbajtur funksionet më të larta të këtij vendi.
Në politikat e mëdha nëpër të cilat ka kaluar vendi në 33 vite, ka pasur kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Ai nuk ka frikë dhe kjo nuk është hera e parë që përballet me një proces gjyqësor.
Sot drejtësia që duhet të ishte e pavarur i bën nder pushteti dhe i njofton anëtarët e saj të lënë mandatet dhe jo vetëm. Arreston Çyrben që akuzohet për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, qenia deputet është kërkesë e grupeve kriminale, dhe ky arrestim i kësaj drejtësie e bën arrestimin të dielën ku njerëzit janë pushim dhe nuk ka emisione, dhe të hënën bën një arrestim të bujshëm të Metës, thua se po bënte një vepër të rëndë.”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb