Seanca gjyqësore ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut po vijon normalisht.
Mësohet se kreu i SPAK Altin Dumani ka dalë nga salla, për shkak se ka pasur një takim me përfaqësues të ambasadës britanike. Në sallë kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Aktualisht, në gjyq po jep shpjegime presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
(balkanweb)